Kina rinovon alarmin blu për stuhi shiu në rajone të ndryshme
2024-06-03 11:37:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Observatori kombëtar i Kinës rinovoi një alarm blu për stuhi shiu të dielën, duke pritur që reshje të mëdha shiu të godasin disa nga rajonet jugore, jugperëndimore dhe lindore të vendit, njofton Xinhua.

Reshjet priten të godasin pjesë të Guizhou, Guangdong, Tajvan dhe Guangxi , parashikon Qendra Kombëtare Meteorologjike (NMC). Ka zona në Guangxi dhe Tajvan që do të shohin deri në 130 mm reshje, ndërsa disa vende në këto rajone pritet të hasin mbi 60 mm reshje në orë, sipas NMC.

Qendra këshilloi autoritetet lokale të marrin masat e duhura për t'u përgatitur për stuhi shiu dhe u kujtoi drejtuesve të mjeteve përmbytjet e mundshme të rrugëve.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e fatkeqësive gjeologjike të shkaktuara nga shiu në Guizhou, Guangxi dhe Guangdong.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)