Struktura kryesore e njësisë së parë Hualong-1 të Zonës së Gjirit të Madh të përfunduar
2024-06-03 09:54:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kupola e jashtme e Njësisë 1 në termocentralin bërthamor Taipingling, i vendosur në qytetin Huizhou, provincën Guangdong të Kinës jugore, përfundoi të enjten, njofton CGTN.  Kupola e jashtme ka një rreze prej 36 metrash dhe një lartësi prej rreth 11 metrash, përafërsisht sa madhësia e pesë fushave të basketbollit.

 

Njësia 1 është planifikuar të përfundojë dhe të vihet në funksion në vitin 2025. Ajo do të jetë njësia e parë e energjisë bërthamore Hualong-1 në zonën e Gjirit të Madh të Kinës Guangdong-Hong Kong-Makao, e aftë të sigurojë 10 miliardë kilovat-orë energji elektrike të pastër çdo vit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Termocentrali bërthamor Taipingling është planifikuar të ketë gjashtë njësi të energjisë bërthamore të gjeneratës së tretë Hualong-1 1 milion kilovat. Aktualisht, Njësia 1 është në një fazë kritike të instalimit dhe vënies në punë, ndërsa njësia 2 po hyn në periudhën e pikut të instalimit të pajisjeve. Të dyja njësitë janë planifikuar të përfundojnë dhe të vihen në funksion në vitin 2025. Çdo njësi do të jetë në gjendje të plotësojë nevojat vjetore për energji elektrike për prodhimin dhe jetën e përditshme të 1 milion njerëzve.

 

Sapo projekti të përfundojë dhe të vihet në punë, prodhimi vjetor i energjisë elektrike do të kalojë 50 miliardë kilovat-orë. Kjo do të zvogëlojë në mënyrë ekuivalente konsumin e qymyrit standard me mbi 15 milion ton dhe do të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit me rreth 41.2 milion ton, tha Zhang Guoqiang nga China General Nuclear Power Group, i cili është përgjegjës për ndërtimin e termocentralit bërthamor Taipingling.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Përfitimet mjedisore janë të krahasueshme me mbjelljen e afro 113,000 hektarëve pyll, shtoi Zhang.(Fatosi)