Kina ka promovuar bisedimet e paqes për krizën në Ukrainë
2024-06-03 16:26:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun tha të dielën se Kina ka promovuar bisedimet e paqes me një qëndrim të përgjegjshëm ndaj krizës në Ukrainë, njofton Xinhua. Ai i bëri komentet kur mbajti një fjalim mbi qasjen e Kinës ndaj sigurisë globale në Dialogun e 21-të Shangri-La të mbajtur në Singapor.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina nuk i ka ofruar kurrë armë asnjërës palë të krizës në Ukrainë, tha Dong.

Ministri kinez i mbrojtjes tha gjithashtu se për konfliktin palestinezo-izraelit, Kina i përmbahet një qëndrimi të drejtë dhe të paanshëm dhe punon së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të nxitur një armëpushim.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për çështje të tilla si ato që kanë të bëjnë me Gadishullin Korean, Afganistanin dhe Mianmarin, Kina ka kërkuar në mënyrë aktive zgjidhje politike dhe kështu ka luajtur një rol konstruktiv, shtoi Dong. (Fatosi)