Motrat Hadid dhurojnë një milion dollarë për Palestinën
2024-06-03 11:26:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Modelja me fame botërore Bella Hadid dhe motra e saj Gigi po dhurojnë kolektivisht 1 milion dollarë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në Palestinë, konfirmoi agjenti i modeles, njofton RTSH.

Një përfaqësues i Bellas i tha "se paratë ishin caktuar për shpërndarje të drejtë midis katër organizatave të ndihmës që fokusohen te fëmijët dhe familjet: Heal Palestine, Palestine’s Relief Fund (PCRF), World Central Kitchen (WCK) dhe Relief and Works e Kombeve të Bashkuara".

Motrat, babai i të cilave është manjati palestinez i pasurive të patundshme Mohamed Anwar Hadid, kanë shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez në konfliktin në Gaza.