Ministrja Balluku: Fillojmë shumë shpejt garën ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano
2024-06-03 10:41:10

Zvkreministrja Belinda Balluku (Foto RTSH)

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi edhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi se shumë shpejt do të nisi gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri të Porto Romanos pranë Durrësit, njofton RTSH.

"Vetëm pas pak ditësh ne do të fillojmë garën ndërkombëtare për ndërtimin e njësisë më të madhe detare në Ballkanin perëndimor, ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një port komercial, modern, sipas kërkesave dhe parimeve të BE" tha zonja Balluku.

Lidhur me ndërtimin e bazës detare të NATO-s, zonja Balluku tha se do të nisë shumë shpejt puna edhe me drejtuesit e Aleancës për t’i dhënë vazhdimësi këtij projekti.  "Ne planifikojmë të ndërtojmë në të njëjtin basen edhe një nga bazat detare të NATO-s që do jetë krenaria e forcave detare shqiptare. Jemi gati për të nisur nga puna me të gjithë drejtuesit e NATO-s për të certifikuar dhe për t’i dhënë vazhdimësi këtij projekti”, tha Balluku.

Ministrja bëri të ditur se  po planifikohet disa iniciativa shumë të rëndësishme përsa i përket ndërtimit të porteve, siç është ndërtimi i Triportit. Ai do të jetë një port i integruar ku do të akomodohen të gjitha nevojat, duke lënë pas portin e vjetër të Vlorës që do të kthehet në një marinë turistike.