Ministri Hasani: NATO mos ta largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor
2024-06-02 10:10:08

Ministri Hasani ne Prage (Foto Atsh)

Ministri Hasani ne Prage (Foto Atsh)

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, dhe theksoi domosdoshmërinë që NATO mos ta largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor, pasi kjo kontribuon për paqen dhe stabilitetin e rajonit, gjatë takimit informal të kryediplomatëve të NATO-s, që u zhvillua në Pragë, shkruan “ATSH”.

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Uashington duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton, veçanërisht përballë sfidave të jashtme të sigurisë. Në takimin e Pragës rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane dhe angazhimin tonë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive”,- deklaroi ministri Hasani.

Ai siguroi se Shqipëria mbetet e vendosur për të luajtur rolin e saj si aleate e palëkundur e vlerave euroatlantike. (Irma)