SHBA-ja dhe Gjermania lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre, por vetëm për Kharkivin
2024-06-02 10:30:35

Ushtare ukrainas (Foto Rtsh)

Ushtare ukrainas (Foto Rtsh)

SHBA-ja dhe Gjermania lejuan përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ushtarake në Rusi, por vetëm për Kharkivin. Këtë e lejon e drejta për mbrojtje që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare, u bë e ditur nga NATO gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Aleancës, të zhvilluar në Pragë.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ukrainës. Zëdhënësi i presidentit Volodymys Zelensky, Serhii Nykyforov, deklaroi se ky vendim do të rrisë ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes së vendit, shkruan “Panorama”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe shtete të tjera të NATO-s, në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në kryeqytetin çek, bënë të ditur se Ukraina të paktën në zonën e Kharkivit mund të qëllojë me armë perëndimore kundër pozicioneve ushtarake në Rusi.  (Irma)