Kina do të nisë këtë vit ndërtimin e muzeut të arkeologjisë detare
2024-06-02 12:19:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të fillojë këtë vit ndërtimin e muzeut kombëtar të arkeologjisë detare, në qytetin bregdetar lindor të Qingdao në provincën Shandong, ka konfirmuar qeveria lokale.

Muzeu do të ndërtohet në luginën Oceantec Qingdao, me një sipërfaqe të planifikuar prej 29.333 metrash katrorë dhe një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 26.000 metra katrorë, sipas autoriteteve të Qingdaos.

Zyra e administrimit të Luginës së Oceantec Qingdao njoftoi se muzeu, i pari i këtij lloji në Kinë, do të shfaqë historinë arkeologjike detare të Kinës, arritjet dhe qytetërimin e lashtë detar me relikte të rralla kulturore nënujore të ekspozuara përgjithmonë në muze, shkruan “Xinhua”.

Përveç kësaj, muzeu do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për edukimin publik dhe kërkimin shkencor mbi arkeologjinë detare, duke shfaqur përpjekjet e Kinës për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore nënujore.

Muzeu pritet gjithashtu të kontribuojë në përpjekjet e Qingdaos në promovimin e ruajtjes së relikteve kulturore dhe punës arkeologjike dhe ndërtimin e një qyteti turistik bregdetar dhe një qyteti historik dhe kulturor kombëtar, sipas autoriteteve vendore. (Irma)