Shtëpia e Bardhë po finalizon planet për forcimin e kufirit me Meksikën
2024-06-02 12:15:36

Presidenti amerikan (Foto Panorama)

Presidenti amerikan (Foto Panorama)

Shtëpia e Bardhë po finalizon planet për forcimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, çka do të ndalonte shqyrtimin e kërkesave për azil dhe do të refuzonte automatikisht hyrjen e emigrantëve pas arritjes së një kuote ditore.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv brenda së martës, sipas disa persona që kanë njohuri për këtë çështje, shkruan “Panorama”.

Presidenti Biden ka shqyrtuar mundësinë e veprimeve ekzekutive shtesë që nga dështimi i një projektligji dypartiak për kufirin në fillim të këtij viti.

Numri i kalimeve të paligjshme në kufirin SHBA-Meksikë ka vazhduar të bjerë për muaj të tërë, pjesërisht për shkak të shtimit të përpjekjeve nga ana e Meksikës.

Emigracioni mbetet një shqetësim kryesor përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Republikanët e kanë kritikuar ashpër presidentitn Biden për situatën në kufi.

Përpjekja e administratës demokrate synon që të shmangë çdo rritje të mundshme të prurjeve të emigrantëve që mund të ndodhë më vonë gjatë vitit, kur ulja e temperaturave të larta pritet të shtojë numrin e kalimeve të paligjshme, thanë burimet.

Kufizimet që po shqyrtohen janë një përpjekje agresive për të lehtësuar sistemin e mbingarkuar për dhënien e azilit. Po ashtu po punohet për të përshpejtuar trajtimin e rasteve të emigrantëve që ndodhen brenda vendit si dhe rastet e dëbimit të atyre që kanë të kaluar kriminale ose që nuk i plotësojnë kushtet për azil. (Irma)