Linja ajrore kineze “Hainan Airlines” rifillon fluturimin direkt për në Vjenë
2024-06-02 11:07:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rifillon fluturimet linja ajrore direkte që lidh qendrën teknologjike të Kinës jugore Shenzhen dhe kryeqytetin austriak Vjenë, njoftoi “Hainan Airlines”, operatori i fluturimit.

Fluturimi i parë të mërkurën shënoi rifillimin e operacioneve të “Hainan Airlines” në Austri pas pandemisë Covid-19, shkruan “Xinhua”.

“Flughafen Wien”, operator i Aeroportit Ndërkombëtar të Vjenës, mbajti një ceremoni madhështore të mirëseardhjes për fluturimin në aeroport.

Shërbimi i fluturimit në itinerar është planifikuar çdo të mërkurë dhe të shtunë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke vënë në dukje se Austria është një qendër kryesore transporti që lidh Europën Lindore dhe Perëndimore, “Hainan Airlines” bëri të ditur në një njoftim për shtyp se rifillimi i fluturimit Vjenë-Shenzhen do të ofrojë më shumë opsione për njerëzit që udhëtojnë midis Kinës dhe Europës dhe do të ndihmojë në promovimin e strategjisë miqësore Kinë-Austri.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri tani, “Hainan Airlines” ka nisur fluturime direkte që lidhin Shenzhen me qytetet kryesore, si Vankuveri, Parisi, Roma, Milano dhe Brukseli. (Irma)