Ministrja Ibrahimaj takime me përfaqësuesit e biznesit për Pr/ligjin për Dhomën Ekonomike Kombëtare
2024-06-02 10:59:40

Ministrja Ibrahimaj (Foto Atsh)

Ministrja Ibrahimaj (Foto Atsh)

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, vijon takimet me përfaqësuesit e biznesit për diskutimin e Projektligjit të Dhomës Ekonomike Kombëtare, shkruan “ATSH”.

Ministrja Ibrahimaj deklaroi se, në kuadër të këtij projektligji, ka vijuar me takimet e vazhdueshme konsultative me përfaqësues të ndryshëm të biznesit.

Ibrahimaj vlerësoi bashkëpunimin me komunitetin e biznesit për të kontribuar në krijimin e një ligji sa më të mirë dhe të efektshëm.

Dhoma Ekonomike Kombëtare do të jetë një mundësi e re për të informuar, për të mbështetur, për të asistuar, për të ndihmuar dhe do të jetë një bashkëbisedues i rëndësishëm në këtë proces. (Irma)