Mbahet në Kinë takimi për bashkëpunimin në industrinë e algave të detit
2024-06-02 11:11:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një takim shumëditor u zhvillua në provincën bregdetare të Kinës Fujian për të promovuar bashkëpunimin për algat e detit midis vendeve të ASEAN-it, Kinës, Japonisë dhe Republikës së Koresë (ROK).

Takimi i organizuar në Fuzhou, kryeqendra e Fujian, ka tërhequr zyrtarë, ekspertë dhe njerëz të biznesit nga Kina, Indonezia, Malajzia, Filipinet, Japonia dhe Republika e Koresë (ROK), si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, bën të ditur “Xinhua”.

Të gjashtë vendet janë ndër prodhuesit dhe tregtarët kryesorë në botë të algave të detit dhe kanë zhvilluar bashkëpunim teknologjik, industrial dhe arsimor prej vitesh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Takimi ka për qëllim krijimin e një mekanizmi dialogu dhe bashkëpunimi, duke promovuar bashkëpunimin rajonal për kërkimin e algave të detit dhe zhvillimin industrial, thanë organizatorët.

Muhammad Safari Azis, president i Shoqatës Indoneziane për Algat e Detit, tha se kultivuesit e tyre shpresojnë të mësojnë teknologji dhe njohuri të reja në lidhje me industrinë dhe prodhimin e algave të detit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Kina ka teknologjinë në industrinë e algave dhe një treg të madh. Ne do të donim të kishim më shumë bashkëpunim me Kinën”, - tha ai. (Irma)