Organizata “Swissaid”: Të paktën 435 tonë ar janë grabitur nga Afrika në vitin 2022
2024-06-02 11:17:47

Ari (Foto Atsh)

Ari (Foto Atsh)

Organizata joqeveritare zvicerane “Swissaid”, në raportin “Në kërkim të arit afrikan”, bën të ditur se të paktën 435 tonë ar u kontrabanduan nga kontinenti i Afrikës në vitin 2022, shkruan “ATSH”.

Në raport thuhet se mesatarisht prej 321 deri në 474 tonë ar të paregjistruar prodhohen çdo vit në Afrikë dhe se të paktën 435 tonë ar u kontrabanduan në vitin 2022.

Tonelatat e kontrabanduara të arit ishin humbje e të ardhurave për vendet afrikane, ndërsa krizën e thellojnë edhe korrupsioni, krizat e qeverisjes dhe konfliktet e armatosura.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në raport theksohet se kontrabanda e arit në të gjithë kontinentin është dyfishuar në vitin 2022 krahasuar me vitet e mëparshme dhe se Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India janë tre eksportuesit më të mëdhenj të arit afrikan.

Vendet ku është nxjerrë më shumë ar në vitin 2022 janë Mali, Zimbabve dhe Bregu i Fildishtë, ndërsa është bërë e ditur se prodhimi më i madh i arit të paregjistruar është bërë në Gana, Afrikën e Jugut, Guinea dhe Burkina Faso.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sasia e arit të nxjerrë dhe të paregjistruar në Afrikë ishte më e lartë nga sa parashikohet. (Irma)