Zyrtari: Shëndeti i fëmijëve në Kinë po përmirësohet vazhdimisht
2024-06-02 12:03:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2023, shkalla e vdekshmërisë foshnjore dhe shkalla e vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç në Kinë patën ulje përkatëse në 4.5 për mijë dhe 6.2 për mijë, ulje përkatësisht 56.3 për qind dhe 53 për qind, krahasuar me vitin 2012, zbuloi një zyrtar shëndetësor.

“Treguesit kryesorë të shëndetit të fëmijëve në Kinë kanë vazhduar të përmirësohen, duke tejkaluar nivelin mesatar të vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta globalisht”,- deklaroi Shen Haiping, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për më tepër, ka pasur një rënie prej 23 për qind në shkallën e incidencës së defekteve të rënda të invaliditetit të lindjes, të tilla si sindroma Down, ndërsa shkalla e transmetimit të HIV nga nëna te fëmija në Kinë është ulur nga 34.8 për qind përpara ndërhyrjes gjithëpërfshirëse në 1.3 për qind.

Sipas statistikave të publikuara në konferencën për shtyp, tashmë në mbarë vendin funksionojnë 158 spitale për fëmijë dhe 3082 institucione shëndetësore të nënës dhe fëmijës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nnumri i shtretërve spitalorë për një mijë fëmijë në vend ka arritur në 2.7, një rritje prej 0.27 që nga viti 2015.

Shen premtoi përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar kapacitetin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve mjekësore të Kinës për fëmijët. (Irma)