Kinë, krijohet Qendra e Komunikimit Ndërkombëtar
2024-06-02 12:36:48

Foto nga zjol.com

Foto nga zjol.com

Të premten u përurua zyrtarisht Qendra e Komunikimit Ndërkombëtar e Zhejiang-ut në qytetin Hangzhou në provincën Zhejiang të Kinës Lindore.

 

Si organizator i aktiviteteve kryesore, si Samiti i G20-s i Hangzhou-t, Lojërat Aziatike të Hangzhou-t, Forumi "Liangzhu" dhe Samiti i Konferencës Botërore të Internetit të Wuzhen-it, Zhejiang-u gëzon burime të pasura dhe epërsi në komunikimin ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendje në rritje nga e gjithë bota.

 

Foto nga zjol.com

Foto nga zjol.com

Në këtë qendër ka një platformë komunikimi të gjithanshme "internet + kanale lajmesh + matricë të llogarisë së platformës së mediave sociale jashtë vendit," me një numër total mbi 8 milionë ndjekës. Ajo synon të bëhet një platformë moderne e komunikimit ndërkombëtar në nivel province e klasit të parë në Kinë, me ndikim në botë dhe me karakteristika dalluese.

 

Në ceremoni, 10 ekspertë nga universitete të njohura vendase dhe institute studimi politikash u emëruan si ekspertë të posaçëm të komunikimit ndërkombëtar për provincën Zhejiang. 12 shtetas jokinezë u emëruan si ambasadorë globalë për kulturën kineze.

Foto nga zjol.com

Foto nga zjol.com

 

Liu Hongwu, një ekspert i ftuar posaçërisht i komunikimit ndërkombëtar dhe dekan i Institutit të Studimeve Afrikane në Universitetin Normal të Zhejiang-ut, ndau përvojat e tij. Ai tha se, duke i treguar siç duhet historitë kineze, Kina mund të bëhet më e afrueshme, më e respektueshme dhe më e dashur në sytë e botës dhe do të ketë më shumë miq të mirë e partnerë të mirë ndërkombëtarë.