Vlera e tregtisë ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve në Kinë u rrit me 13 për qind në prill
2024-06-02 10:27:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlera e tregtisë ndërkombëtare të Kinës në mallra dhe shërbime tejkaloi 4.11 trilionë juanë në total në prill 2024, duke u rritur me 13 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat zyrtare.

Në dollarë amerikanë, vlerat e eksportit dhe importit të tregtisë ndërkombëtare të vendit në mallra dhe shërbime arritën përkatësisht në 297.4 miliardë dhe 281.6 miliardë dollarë amerikanë, me një suficit prej 15.9 miliardë dollarë amerikanë, bëri të ditur Administrata Shtetërore e Shkëmbimeve të Jashtme, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlera e eksportit të mallrave arriti në 1.9 trilionë juanë ndërsa vlera e importit arriti në 1.62 trilionë juanë, duke rezultuar në një tepricë prej 281.5 miliardë juanë.

Vlera e eksportit të tregtisë së shërbimeve arriti në 205.9 miliardë juanë dhe vlera e importit të tregtisë së shërbimeve ishte 374.7 miliardë juanë, duke prodhuar një deficit prej 168.8 miliardë juanë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Turizmi ishte kontribuuesi më i madh në tregtinë e shërbimeve, me vlerën e tij tregtare që arrin në 179.9 miliardë juanë, i ndjekur nga shërbimet e transportit dhe shërbimet e tjera tregtare, sipas administratës. (Irma)