Avioni C919 ofron shërbimin e parë të fluturimit të posaçëm komercial jashtë pjesës kontinentale
2024-06-02 12:59:19

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Avioni C919 i Kompanisë Ajrore të Kinës Lindore (CEA) të shtunën bëri fluturimin e parë të posaçëm komercial jashtë pjesës kontinentale, duke kryer një udhëtim vajtje-ardhje mes Shangait dhe Hong-Kongut.


Duke fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hong-Kongut për në Aeroportin Ndërkombëtar "Hongqiao" të Shangait të shtunën në mëngjes, avioni C919 transportoi më shumë se 100 talente të rinj hongkongas.


Foto nga CMG

Foto nga CMG

Të martën, avioni i 6-të C919 iu bashkua flotës së kompanisë ajrore CEA, duke treguar përshpejtimin e funksionimit komercial të avionëve të mëdhenj të pasagjerëve të prodhuar prej Kinës. Kjo ndodh një vit pasi u bë fluturimi i parë komercial i avionit të tipit C919. Me këtë avion të prodhuar në mënyrë të pavarur prej saj, Kina synon të sigurojë një pjesë të tregut global të aviacionit civil që tani mbizotërohet nga kompanitë "Boeing" dhe "Airbus".


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë vitit të kaluar të funksinimit tregtar, avioni C919 ka qarkulluar në tre rrugë nga nga Aeroporti Ndërkombëtar "Hongqiao" i Shangait përkatësisht për në Aeroportin Ndërkombëtar "Tianfu" të Chengdu-së në provincën Sichuan, në Aeroportin Ndërkombëtar "Daxing" të Pekinit dhe në Aeroportin Ndërkombëtar "Xianyang" të Xian-it në provincën Shaanxi.