Stoltenberg: NATO-ja e gatshme për mbështetje afatgjatë për Ukrainën
2024-06-02 10:29:27

Shefi i Natos Jens Stoltenberg (Foto Panorama)

Shefi i Natos Jens Stoltenberg (Foto Panorama)

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca ushtarake duhet ta zgjerojë rolin e vet në mbështetjen e Ukrainës, shkruan “Panorama”.

Në takimin jozyrtar të kryediplomatëve të NATO-s, të zhvilluar në Pragë, u diskutua për një paketë të ndihmës për Ukrainën, e cila do të paraqitet në samitin e NATO-s në Uashington në korrik.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ne do të diskutojmë të ruajmë dhe përshpejtojmë mbështetjen për Ukrainën. Kam propozuar që NATO-ja të luajë rol më të madh në bashkërendimin e furnizimit me ndihmë të sigurisë për Ukrainën. Kam propozuar edhe një zotim financiar shumëvjeçar, për të garantuar më shumë llogaridhënie dhe parashikueshmëri në mbështetjen që ia ofrojmë Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai përsëriti thirrjen që aleatët duhet të shqyrtojnë heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve të NATO-s nga Ukraina. (Irma)