Shëndeti i syve, kontrollet e shikimit mbulojnë mbi 95 për qind të fëmijëve kinezë të moshës 0-6 vjeç
2024-06-02 12:05:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Kinë është bërë përparim i jashtëzakonshëm në parandalimin dhe kontrollin e miopisë te fëmijët dhe adoleshentët, me shkallën e mbulimit të shëndetit të syve dhe kontrolleve të shikimit për fëmijët e moshës 0 deri në 6 vjeç që arrin në 95.1 për qind, deklaroi një zyrtar shëndetësor. Kjo normë shënon një rritje prej mbi 3 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2020, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekzaminimet e syve për fëmijët përfshijnë teste refraktive te fëmijët nga 4-6 vjeç, tha në një konferencë shtypi Shen Haiping, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, duke shtuar se prindërit këshillohen të ndihmojnë fëmijët e tyre që të zhvillojnë zakone të mira të syve nëse zbulohet një mangësi.

Falë këtyre përpjekjeve, shkalla e përgjithshme e miopisë te fëmijët dhe adoleshentët në Kinë kishte rënë në 51.9 për qind në vitin 2022, duke përfaqësuar një rënie prej 0.7 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021 dhe një ulje prej 1.7 pikë përqindje krahasuar me 2018-n.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta nga qeveria, shkollat, familjet, institucionet e kujdesit shëndetësor dhe publiku, Shen tha se institucionet mjekësore dhe shkollat do të inkurajohen të krijojnë një mekanizëm të koordinuar që ofron edukim shëndetësor, depistime refraktive, kontrolle të shikimit dhe shërbime të tjera. (Irma)