Kinë, hyn në fuqi ligji për sigurinë ushqimore
2024-06-02 12:08:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ligji, i miratuar nga legjislatura më e lartë në dhjetor 2023, përbëhet nga 11 kapituj me dispozita që mbulojnë të gjithë procesin e furnizimit me drithëra, nga prodhimi dhe rezerva deri te qarkullimi dhe përpunimi, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për sa i përket përpunimit të drithit, ligji propozon përpjekje për të inkurajuar dhe drejtuar zhvillimin e industrisë dhe për të garantuar furnizimin dhe sigurinë e produkteve të përpunimit të drithit.

Operatorët e përpunimit të grurit duhet të respektojnë standardet përkatëse industriale dhe të mbajnë përgjegjësi për cilësinë dhe sigurinë e produkteve të tyre, parashikon ligji.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina i ka kushtuar rëndësi të madhe sigurisë ushqimore pasi ushqen mbi 1.4 miliardë njerëz me vetëm 9 për qind të tokës së punueshme në botë. Ligji përfshin gjithashtu dispozita për mbrojtjen e tokës së punueshme.  (Irma)