Ministri gjerman: Paketë e re ndihme prej 500 milionë euro për Ukrainën
2024-06-01 15:51:38

Ministri gjerman (Foto Atsh)

Ministri gjerman (Foto Atsh)

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi një paketë të re armësh gjermane me vlerë 500 milionë euro (542 milionë dollarë) për të mbështetur Ukrainën.

Gjatë një vizite në qytetin port, Odesa, Pistorius u takua me homologun ukrainas, Rustem Umerov, për të diskutuar mbi nevojat ushtarake të Ukrainës, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në këtë fushatë të mbrojtjes”, tha ministri gjerman, duke theksuar se disa nga materialet ushtarake ishin gati për t’u dorëzuar.

Paketa përmban një numër të madh raketash për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme IRIS-T SLM dhe një numër më të vogël raketash SLS me rreze më të shkurtër.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjithashtu, ndihma përfshin drone për zbulim dhe luftim në Detin e Zi, si dhe pjesë këmbimi të nevojshme urgjentisht, të tilla si tytat zëvendësuese për sistemet e artilerisë të furnizuara nga Gjermania dhe motorë zëvendësues për tanket e betejës “Leopard”.

Gjithashtu do të vihen në dispozicion një milion fishekë për armë të vogla. (Irma)