Gjykata shpall fajtor ish-presidentin amerikan Donald Trump për disa vepra penale
2024-06-01 15:52:34

Donald Trump (Foto Panorama)

Donald Trump (Foto Panorama)

Një gjykatë në New York e shpalli fajtor Donald Trump për 34 akuza që ishin ngritur ndaj tij, duke u bërë i pari ish-president amerikan që merr një vendim të tillë, shkruan “Panorama”.

Gjykata e shpalli fajtor Trump për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016-s, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila tha se kishte pasur një marrëdhënie intime me të, në këmbim të heshtjes së saj. 

Trump i ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës, ndërsa ka thënë se vendimi është i turpshëm dhe gjyqi i montuar.

Vendimi e fut SHBA-në në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.  (Irma)