Estonia miraton ligjin që lejon përdorimin e aseteve ruse për Ukrainën
2024-06-01 16:27:32

Presidenti estonez (Foto Atsh)

Presidenti estonez (Foto Atsh)

Presidenti estonez, Alar Karis, miratoi zyrtarisht ligjin që lejon që asetet e ngrira ruse të përdoren për pagesat e ndërtimit në Ukrainë.

Ligji u miratua nga Parlamenti i vendit baltik në fillim të këtij muaji.

Ai lejon që asetet e kompanive dhe individëve rusë, të cilët mund të vërtetohet se kanë kontribuar në agresionin ushtarak, të përdoren si kompensim për dëmin e shkaktuar nga agresioni rus, shkruan “ATSH”.

Presidenti estonez pranoi se konfiskimi i aseteve për shkak të përfshirjes në agresionin ushtarak ngre pyetje të pazgjidhura ligjore, por theksoi se megjithatë Parlamenti duhet të jetë në gjendje të marrë vendime politike edhe në një zonë kaq gri.

Kritikët e ligjit argumentuan se ai mund të ishte jokushtetues dhe se zbatimi i tij do të ishte i vështirë dhe kërkon kohë.

Estonia është vendi i parë europian që miraton një ligj të tillë.

Deri më tani, BE-ja ka pranuar vetëm transferimin e të ardhurave nga interesi i aseteve të ngrira ruse në Ukrainë. (Irma)