OBSH jep alarmin për shtimin e rasteve me ethet tropikale
2024-06-01 16:25:25

Ethet tropikale (Foto Atsh)

Ethet tropikale (Foto Atsh)

Numri i rasteve me ethet tropikale në mbarë botën është rritur gjatë pesë viteve të fundit, me një situatë veçanërisht alarmante këtë vit në kontinentin amerikan, thuhet në raportin e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas raportit, mbi 7 milionë raste të etheve tropikale janë raportuar në Amerikë që nga prilli i këtij viti, duke tejkaluar ndjeshëm 4.5 milionë rastet e raportuara në të gjithë vitin 2023.

“Duke pasur parasysh shkallën aktuale të shpërthimeve, rrezikun e mundshëm të përhapjes së mëtejshme ndërkombëtare dhe kompleksitetin e faktorëve që ndikojnë në transmetim, rreziku i përgjithshëm global vlerësohet ende si i lartë dhe për këtë arsye ethet tropikale mbeten një kërcënim global për shëndetin publik”,- thuhet në raportin e OBSH-së.

Ethet tropikale janë një sëmundje virale kërcënuese për jetën e përhapur nga mushkonjat në rajonet tropikale dhe subtropikale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në fund të prillit, OBSH-ja kishte marrë raporte për gati 7.6 milionë raste nga 90 vende, duke përfshirë edhe pjesë të Europës Jugore, nga të cilat mbi 16.000 raste rezultuan në sëmundje të rënda dhe 3000 ishin fatale. (Irma)