Partia izraelite paraqet projektligj për shpërndarjen e Parlamentit
2024-06-01 16:26:41

Benny Gantz (Foto Atsh)

Benny Gantz (Foto Atsh)

Partia izraelite Uniteti Kombëtar, e Benny Gantz, ka paraqitur një projektligj për shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme deri në tetor.

Projektligji për shpërndarjen e Knesset-it të 25-të u paraqit nga ligjvënësja Pnina Tamno Sheta, kryetare e Unitetit Kombëtar, si pjesë e planit të Gantz për të pasur zgjedhje me konsensus të gjerë deri në tetor.

Në mes të majit, Gantz i paraqiti një ultimatum qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i thënë se nëse kërkesat e tij nuk plotësoheshin deri më 8 qershor, ai do të tërhiqej nga qeveria, shkruan “ATSH”.

Gantz renditi gjashtë objektiva që Netanyahu duhet të përmbushë për të parandaluar tërheqjen e Unitetit Kombëtar nga qeveria.

Shumica e pikave kanë të bëjnë me kthimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës, ndërsa të tjerat me kthimin në normalitet për qytetarët izraelitë. (Irma)