Panairi i Administratës Publike, ministrja Koçiu prezanton kabinetet stomatologjike të lëvizshme
2024-05-31 15:48:52

Ministrja Kociu (Foto Facebook Albana Kociu)

Në Panairin e Administratës Publike, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi kabinetet stomatologjike të lëvizshme të Klinikës Stomatologjike Universitare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale, deklaroi se këto kabinete shërbejnë për kirurgji, ortopedi dhe terapi. Në këto klinika, përgjatë këtyre pesë muajve janë kryer rreth 5040 vizita stomatologjike, shkruan “ATSH”.

“Përgjatë tri ditëve të zhvillimit të këtij panairi, prezantuam krahas funksioneve kryesore ministrisë, edhe punën e stafit të Klinikës Stomatologjike, Urgjencës Kombëtare dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”, - tha ministrja Koçiu, duke falënderuar stafet e këtyre institucioneve, që me përkushtim ofrojnë shërbime çdo ditë për qytetarët. (Elona)