Shpërbëhet Parlamenti britanik përpara zgjedhjeve të parakohshme
2024-05-31 11:35:34

Britani (Foto ATSH)

Britani (Foto ATSH)

Parlamenti britanik u shpërnda zyrtarisht, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të 4 korrikut.

Sondazhet më të fundit tregojnë laburistët si favoritë ndaj partisë konservatore aktualisht në qeveri, shkruan “ATSH”.

Pas vendimit të papritur të javës së kaluar të kryeministrit Rishi Sunak për të thirrur zgjedhjet, të 650 vendet e parlamentit janë vakant.

Tashmë ka nisur dhe fushata zgjedhore pesëjavore, për të zgjedhur anëtarët e rinj të Parlamentit, të cilët do të marrin vendet e tyre nga 9 korriku. (Elona)