Aksion masiv policor në Gjermani kundër krimit kibernetik
2024-05-31 16:06:06

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një nga goditjet më të mëdha kundër kriminelëve kibernetikë në Gjermani ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 100 serverave në mbarë botën dhe në mbylljen e 1300 domeneve.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, e cilësoi operacionin e policisë si një sukses kundër kriminelëve në internet, shkruan “ATSH”.

“Shkalla e operacionit dëshmon se sa fort po godasim”,- deklaroi ministrja gjermane.

“Me operacionin më të madh ndërkombëtar të policisë kibernetike deri më sot, agjencitë e zbatimit të ligjit i kanë dhënë një goditje të madhe skenës së krimit kibernetik”,- deklaroi zëvendëspresidentja e Zyrës së Policisë federale kundër Krimit, BKA, Martina Link.

Në një operacion të koordinuar nga autoritetet gjermane u lëshuan gjithsej 10 urdhërarreste ndërkombëtare dhe katër persona u arrestuan.

Gjermania ka lëshuar urdhërarreste për gjithsej tetë të dyshuar. (Elona)