Kolumbia i kërkon OKB-së të dërgojë trupa paqeruajtëse në Gaza
2024-05-31 16:07:14

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro (Foto ATSH)

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, i bëri thirrje OKB-së të marrë masa për dërgimin e paqeruajtësve në Rripin e Gazës.

Përmes një postim në “X”, përcjellë nga “ATSH”, ai tha se nuk ka alternativë tjetër përveç forcave paqeruajtëse të OKB-së në Rripin e Gazës.

Ai theksoi se Kolumbia do të jetë pjesë e një force të tillë.

Presidenti kolumbian dënoi sulmet e ushtrisë izraelite në kampin e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah dhe vazhdimin e masakrave nga ana e Izraelit.

Më 3 maj, Kolumbia njoftoi se ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke përmendur sulmet e vazhdueshme kundër popullit palestinez në Gaza. (Elona)