Raporti: Thuajse gjysma e të rinjve italianë përjetojnë nivele të larta depresioni dhe ankthi pas Covid
2024-05-31 15:34:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pothuajse gjysma e të rinjve italianë vuajnë nga ankthi dhe depresioni i rëndë në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, u bë e ditur në një raport të publikuar së bashku nga grupi i ekspertëve të “Censis” dhe Këshilli Kombëtar i Rinisë, shkruan “Xinhua”.

Në raportin “Gjenerata e pas pandemisë” thuhet se 49.4 për qind e italianëve të anketuar të moshës 18-25 vjeç vuanin nga simptoma të shtuara të ankthit për shkak të pandemisë dhe bllokimeve të lidhura me të.

Kjo krahasohet me vetëm 23.0 për qind të gjeneratës së prindërve të tyre që raportuan ndjenja të ngjashme.

Qendra e Studimit të Investimeve Sociale, Censis, është një institut kërkimor privat me bazë në Romë. Këshilli Kombëtar Rinor është një ent këshillues i financuar nga shteti i fokusuar në çështjet me të cilat përballen të rinjtë.

Sipas raportit, 62.1 për qind e të rinjve italianë të anketuar thanë se pritshmëritë e tyre për të ardhmen ishin zvogëluar.

Raporti tregoi se midis faktorëve të ankthit, depresionit dhe izolimit, keqtrajtimi te të rinjtë është një realitet që nuk perceptohet gjithmonë.

Në raport bëhet thirrje për krijimin e programeve speciale që synojnë të ndihmojnë të rinjtë italianë të përballen me çështjet e paraqitura në këtë dokument. (Elona)