Shtyhet konferenca ndërqeveritare për nisjen e negociatave të anëtarësimit Ukrainë-BE
2024-05-31 15:28:08

Flamujt e BE-se (Foto Atsh)

Shtyhet vendimi për thirrjen e konferencës ndërqeveritare për nisjen e negociatave me Ukrainën për anëtarësimin në BE, shkruan “ATSH”.

Media bëri të ditur se në takimin e ambasadorëve të 27-të vendeve anëtare të BE-se pati konsensus të gjerë për mundësinë për të bërë hapa përpara për rrugëtimin integrues të Ukrainës, por pa arritur në një konkluzion të përbashkët për synimet e vendosura. Ndaj, çështja u shty me shpresën për të arritur një marrëveshje.

Përveç Ukrainës, ambasadorët e 27 vendeve të BE-së diskutuan edhe perspektivat e anëtarësimit të Moldavisë, por pa arritur asnjë vendim.

Presidenca belge e radhës e BE-së synon të thërrasë konferencën ndërqeveritare për pranimin e Ukrainës deri në qershor, përpara se stafeta e presidencës t’i kalojë Hungarisë, pasi druhet se vendi mund të ngadalësojë ose bllokojë procesin. (Elona)