Ministri Manja: Franca, e gatshme të ofrojë ekspertizë në fusha me interes të përbashkët
2024-05-30 11:53:24

Ministri Manja - drejtesia mjedisore (Foto Atsh)

Ministri Manja - drejtesia mjedisore (Foto Atsh)

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja, zhvilloi një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të ADF-së, Jeremie Pellet, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ministri Manja deklaroi se Franca, si vend mik dhe avokate e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së, është e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj në disa fusha me interes të përbashkët, shkruan “ATSH”.

Ministri Manja nënvizoi se Franca do të asistojë në fusha si drejtësia mjedisore, digjitalizimi, trajnimi i vazhdueshëm i magjistratëve me legjislacionin e BE-së, ekspertizë për mbrojtjen nga krimi kibernetik, fuqizimi i kapaciteteve njerëzore për Ndihmën Juridike Falas, parandalimi i krimeve për të miturit.

“Falë marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe vullnetit të përbashkët politik, bashkëpunimi do të kornizohet edhe me një marrëveshje në të ardhmen e afërt”,- theksoi ministri Manja. (Irma)