Turizmi, ministrja Kumbaro: Është shtuar tregu i turizmit, duhet të jemi shumë të koordinuar
2024-05-30 16:44:04

Ministrja Kumbaro (Foto Atsh)

Këtë sezon të ri turistik pritet një rritje me 40% e turistëve, krahasuar me vitin e kaluar, ndaj duhet shumë koordinim, deklaroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndërsa vizitoi mjediset e një hoteli në Vlorë, shkruan “ATSH”.

“Duhet të kemi standarde të mira dhe duhet të promovojmë investimet”,- tha Kumbaro.

Sipas drejtuesve të hotelit, deri tani turistët e huaj kanë qenë nga Spanja, Franca, Italia, Suedia, Norvegjia, etj..

Po ashtu, ata deklaruan se një pjesë e stafit ka ardhur nga jashtë vendit si Venezuela, Argjentina dhe Italia. (Irma)