Temperatura rekord në Indi, në mbi 52 gradë
2024-05-30 17:15:02

I nxehti ne Indi (Foto Rtsh)

Nju Delhi në Indi është përfshirë nga temperatura rekord që arritën deri në 52.3 gradë celcius, më e larta e regjistruar ndonjëherë në këtë vend.

Shifra ka thyer rekordin prej 51 gradësh që u regjistrua në vitin 2016 në krahinën e Rajasthanit, shkruan “RTSH”.  

Temperaturat e larta janë ndërkohë një dukuri jo e rrallë në Indi, por ndryshimet klimaterike së fundmi po shkaktojnë valë të shpeshta dhe më intensive të nxehtit.

Autoritetet e kryeqytetit Nju Delhi ndërkohë kanë paralajmëruar për rrezikun e mungsës së ujit. Në disa zona ka filluar furnizimi me orar.

Autoritetet indiane u kanë bërë thirrje banorëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe mos ta shpërdorojnë ujin. 

Autoritetet indiane kanë paralajmëruar për ndikimin që i nxehti mund të ketë te shëndeti, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.  (Irma)