Rusia: Konferenca e paqes për Ukrainën në Zvicër nuk ka të ardhme
2024-05-30 17:01:45

Zedhenesi i Kremlinit (Foto Rtsh)

Rusia mendon se një konferencë për paqen për Ukrainën, e planifikuar të mbahet në Zvicër në qershor, nuk ka të ardhme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi në një intervistë televizive, se kjo konferencë nuk ka të ardhme në aspektin e gjetjes së rrugëve të zgjidhjes për çështjen e Ukrainës. Sipas tij, mendimi për të diskutuar çështjet lidhur me Ukrainën pa Rusinë në këtë samit është absurd, shkruan “RTSH”.

Lidhur me pretendimin se konferenca për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës me pjesëmarrjen e Rusisë do të mbahet në Arabinë Saudite, Peskov tha se kjo nuk është planifikuar.

Ai e cilësoi si të papërgjegjshme dhe nxitëse deklaratën e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se Ukraina duhet të ketë të drejtën të godasë territoret ruse me armët që furnizohet. (Irma)