Kryeministri Fiala: Nisma çeke për municionet për Ukrainën ka mbledhur mbi 1.6 miliardë euro
2024-05-30 15:20:36

Kryeministri cek  Petr Fiala (Foto Flashnews)

Kryeministri cek  Petr Fiala (Foto Flashnews)

Pesëmbëdhjetë vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kanë kontribuar me më shumë se 1.6 miliardë euro (1.74 miliardë dollarë amerikanë) në nismën çeke për të blerë municione për Ukrainën në vendet joanëtare të BE-së, deklaroi kryeministri çek, Petr Fiala, citon “Xinhua”.

Dhjetëra mijëra predhat e para të artilerisë 155 mm do të dorëzohen në Ukrainë në qershor dhe dërgesa e parë mund të pritet në ditët në vijim, tha Fiala përpara një darke pune për bashkëpunimin e sigurisë me liderët e disa vendeve të BE-së dhe kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal.

Të martën, Fiala u takua me Shmyhalin për sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik dhe u zotua për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën.

Fiala doli me propozimin në shkurt për të blerë municion artilerie për Ukrainën nga jashtë BE-së. (Irma)