Shefi i OKB-së: Tmerri në Gaza duhet të marrë fund
2024-05-29 15:36:02

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi sulmin izraelit në Rafah, në Gazën jugore, nga i cili u vranë dhjetëra civilë të pafajshëm, që kërkonin vetëm strehim nga konflikti vdekjeprurës.

“Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të marrë fund”,- shkroi Guterres në platformën “X”, citon “ATSH”.

Nga sulmi, që sipas ushtrisë izraelite kishte në shënjestër dy zyrtarë të lartë të Hamasit, u vranë dhjetëra civilë.

“Është një zonë e mbushur me tenda dhe njerëz të zhvendosur. Papritur një raketë ra në zonë dhe shkaktoi viktima. Ajo konsiderohej një zonë e sigurt”, - theksoi një dëshmitar. (Elona)