BE-ja po vëzhgon masat e Meta-s për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet europiane
2024-05-29 17:40:54

Foto:VCG

Foto:VCG

Komisioni Europian njoftoi të martën se kompania “Meta” ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Europian.

““Meta” ka aktivizuar funksione të reja, 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”,- tha një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Europian nisi një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e “Meta”-s, duke thënë se 
“Facebook”-u dhe “Instagram”-i kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi, shkruan “RTSH”.

Komisioni Europian bëri të ditur se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, ndërsa procedurat formale ndaj “Meta”-s do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Europian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti. Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, synon edhe një mandat në krye të bllokut europian. (Elona)