INSTAT: Gati 800 mijë të huaj vizituan Shqipërinë në prill
2024-05-29 15:40:01

Turistë (Foto ATSH)

Turistë (Foto ATSH)

Gati 800 mijë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill, duke shënuar kështu një rritje prej rreth 30% krahasuar me prillin e vitit 2023.

Instituti i Statistikave publikoi raportin “Lëvizjet e shtetasve”, sipas të cilit rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 753.973 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, shkruan “ATSH”.

Sipas INSTAT-it, rreth 30.6% e të huajve që vizituan vendin deklaruan se vijnë për pushime apo vizitë te të afërm, ndërsa 57.4% për biznes dhe qëllime profesionale.

Në muajin prill 2024, 613.196 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 8.8%, krahasuar me prillin 2023. (Elona)