Kryediplomati britanik: Hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës për sulmet vdekjeprurëse në Rafah
2024-05-29 17:39:20

Ministri i Jashtëm britanik, David Kameron, ka kërkuar që hetimi nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit për sulmet ajrore vdekjeprurëse të kësaj jave në Rafah të jetë i shpejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent, duke bërë sërish thirrje për një pauzë në luftime.

Foto:VCG

“Ne kemi nevojë urgjente për një marrëveshje për të nxjerrë pengjet dhe për një pauzë në luftime për të lejuar punën drejt një armëpushimi të qëndrueshëm afatgjatë”,- shkroi Kameron në “X”, citon “ATSH”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se sulmi, i cili kishte në shënjestër dy zyrtarë të lartë të Hamasit në qytetin jugor të Gazës, por gjithashtu vrau dhjetëra civilë palestinezë, do të hetohet nga Mekanizmi i Vlerësimit të Fakteve të Shtabit të Përgjithshëm. (Elona)