Banka e Shqipërisë: Kredia konsumatore u rrit me 30% për tremujorin e parë të vitit
2024-05-29 15:06:05

Banka e Shqipërisë (Foto RTSH)

Banka e Shqipërisë (Foto RTSH)

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se kredia e konsumatore e dhënë nga sektori bankar arriti vlerën e 9.1 miliardë lekëve për tremujorin e parë të vitit, një rritje me pothuajse 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell “RTSH”.

Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit mars ishte 72.2 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 17%.

Ekspertët thonë se rritja e kredisë konsumatore është një tregues i mëtejshëm i një ecurie pozitive të kreditimit të individëve. Ajo mbështetet nga tendenca e mirë e ekonomisë dhe nga normat relativisht të ulëta të interesit, krahasuar me ekonomitë e tjera.

Edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave. (Elona)