"Muri i opozitës" i ShBA-së përballet me kundërshtimet evropiane
2024-05-29 20:36:36

Nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, takimi i sapopërfunduar i ministrave të financave dhe Guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të G7-ës, nxiti edhe një herë të ashtuquajturin problem të "mbikapacitetit" në industrinë e re energjetike të Kinës. 

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet L. Yellen deklaroi para takimit se shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të ngrejnë një "mur opozitar" ndaj të ashtuquajturës "sjellje ekonomike jo-tregtare" e Kinës. Megjithatë, ministrat e financave të Gjermanisë, Francës dhe Italisë deklaruan të gjithë se kundërshtojnë mosmarrëveshjet tregtare me Kinën. 

Ministri gjerman i Financave Christian, Lindner beson se në mosmarrëveshjet tregtare ka vetëm humbës, jo fitues. Ministri francez i Ekonomisë, Financave, Industrisë dhe Sovranitetit Dixhital Bruno Le Maire, theksoi se Kina është "partneri ynë ekonomik" dhe "ne duhet të shmangim absolutisht çdo formë lufte tregtare. Një luftë tregtare nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara, as në interesin e Kinës, as të Evropës, dhe as në interes të ndonjë vendi në botë”. Ministri italian i Ekonomisë dhe Financave Giancarlo Giorgetti, tha se biznesi global po përballet me rrezikun e "fragmentimit".