Vijon turi i konsultimeve publike për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të lumit Vjosa
2024-05-28 14:14:00

Lumi Vjosa (Foto Gazetaexpress)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, UNESCO dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare vijojnë turin e konsultimeve publike në qarkun e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës mbi miratimin e “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa”, njofton “ATSH”-ja.

Këto konsultime po kryhen pas më shumë se një viti nga shpallja e Vjosës Park Kombëtar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se pjesë e konsultimeve është dhe aplikimi në programin “Njeriu dhe biosfera” i UNESCO-s, për ta bërë Vjosën zyrtarisht pjesë të listës së pasurive botërore.

Konsultimi i “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa” është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës.

Lumi i Vjosës u shpall më 13 mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes. (Fatosi)