Izraeli ndalon konsullatën spanjolle në Jeruzalem të ofrojë shërbime konsullore për palestinezët
2024-05-28 15:36:58

Kryeministri izraelit - kryeministri spanjoll (Foto Panorama)

Ministri i Jashtëm Israel Katz deklaroi se Izraeli do të ndalojë konsullatën spanjolle në Jeruzalem të ofrojë shërbime konsullore për palestinezët nga 1 qershori, njofton “Panorama”.

Kryediplomati tha se një notë diplomatike i ishte dorëzuar Ambasadës spanjolle në Izrael.

“Ata që shpërblejnë Hamasin dhe përpiqen të krijojnë një shtet terrorist palestinez nuk do të kenë asnjë kontakt me palestinezët”,- tha ai.

Javën e kaluar, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia u zotuan të njohin një shtet palestinez, një veprim kryesisht simbolik.

Njohja formale nga të tre vendet, të cilat të gjitha kanë një histori të marrëdhënieve miqësore me izraelitët dhe palestinezët, ndërsa mbrojnë prej kohësh një shtet palestinez, është planifikuar për 28 maj.  (Fatosi)