Kryeministri Rama takim me emigrantët në Itali, i fton të kthehen në Shqipërinë e ndryshuar
2024-05-28 15:26:34

Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Facebook Edi Rama)

Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Facebook Edi Rama)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë, duke i ftuar ata të kthehen në një Shqipëri ndryshe nga ajo që lanë, shkruan “ATSH”.

“Ndryshe nga ata që vijnë nga deti, ajri dhe që Shqipëria i mikpret, ju do të vini në një Shqipëri që është ndryshe nga ajo kur ikët nga sytë këmbët, për të investuar me vendin që ju nxori në det, por që është dhe do të mbetet atdheu juaj”,- deklaroi kryeministri Rama, duke theksuar se tashmë koha e Shqipërisë ka ardhur.

“Sot në Shqipëri jetojnë afro 20 mijë italianë dhe numri i tyre rritet çdo javë. Afro 1 mijë të rinj studiojnë në Shqipëri. Numri i bizneseve italiane është rritur dhe po arrin në gati 3 mijë. Gjithnjë e më shumë italianë vijnë në Tiranë për fundjavë”,- deklaroi kryeministri Rama. (Fatosi)