Spanja kërkon nga Izraeli t’i bindet vendimit të Gjykatës së Hagës për Rafahun
2024-05-28 15:59:52

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, kërkoi që Izraeli t’i bindet vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacioneve të tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, njofton “ATSH”.

Përmes një postimi në “X”, Albares tha se vendimi i GJND-së ishte i detyrueshëm dhe kërkon armëpushim, lirimin e pengjeve dhe akses humanitar.

“Vuajtjet e njerëzve në Rripin e Gazës dhe dhuna duhet të marrin fund”,- tha ai.

Spanja ka qenë një nga kritikët më të ashpër në Europë të veprimeve të Izraelit në Gaza.

Spanja pezulloi të gjitha eksportet e armëve në Izrael menjëherë pasi Izraeli filloi reagimin e tij ushtarak ndaj sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas.

Në fillim të kësaj jave, Spanja, së bashku me Norvegjinë dhe Irlandën, njoftuan se pritet të njohin Palestinën si shtet. (Fatosi)