Mbahet Konferenca e Policive të Kryeqyteteve Europiane mbi trafikun e armëve
2024-05-28 15:38:58

Konferenca e Policive te vendeve europiane (Foto Rtsh)

Në Talin të Estonisë u mbajt Konferenca e 44-t e Policive të Kryeqyteteve Europiane, ku mori pjesë edhe Policia Shqiptare, njofton “RTSH”.    

Gjatë konferencës u diskutua mbi trafikimin e paligjshëm të armëve të zjarrit dhe atyre të luftës, kalimin e paligjshëm të kufirit, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbimet e përbashkëta policore dhe sfidat për luftën kundër Grupeve te Strukturuara Kriminale dhe Krimit të Organizuar në Europë.

Krerët e policisë nënvizuan nevojën e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e organizatave të Policisë Europiane.

Në mbyllje të konferencës 3-ditore, krerët e policive europiane votuan që konferenca e radhës të zhvillohet në vitin 2026, në Madrid, dhe firmosën një deklaratë të përbashkët. (Fatosi)