“Aulona Inter Folk Festival”, artistët i bënë jehonë trashëgimisë kulturore të popujve
2024-05-28 15:38:47

Aulona Inter Folk Festival (Foto Konica.al)

Aulona Inter Folk Festival (Foto Konica.al)

Rreth 300 artistë nga vende të ndryshme të botës morën pjesë në edicionin e 14-të të “Aulona Inter Folk Festival”, të zhvilluar në Vlorë.

Ky festival, që organizohet prej 16 vitesh në Vlorë, është një manifestim i jashtëzakonshëm i folkut vendas, europian dhe botëror dhe një promovim fantastik i sezonit turistik në qytetin bregdetar jugor të Shqipërisë, shkruan “ATSH”.

Pjesëmarrësit e këtij festivali ishin nga Shqipëria, Rumania, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Ukraina.

Në festival u prezantua tradita, zakonet dhe gurra e trashëgimisë së mrekullueshme të popujve të vendeve pjesëmarrëse.  (Fatosi)