Kancelari gjerman kundërshton përdorimin nga Ukraina të armëve gjermane në territorin rus
2024-05-28 16:17:43

Kancelari gjerman (Foto Gazetatema)

Kancelari gjerman (Foto Gazetatema)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, po i reziston një zgjerimi të mundshëm perëndimor në mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Ai tha se nuk favorizon që Ukraina të përdorë armë gjermane për të goditur objektivat në Rusi, shkruan “ATSH”.

“Ne kemi rregulla të qarta të dakorduara me Ukrainën për dërgesat e armëve që kemi bërë deri më tani. Dhe ato funksionojnë. Të paktën kjo është teoria ime”,- tha kancelari Scholz gjatë një eventi në Berlin.

Gjermania e ka furnizuar Ukrainën me artileri me rreze të gjatë, si raketahedhësja “Mars II”, e cila ka një rreze prej më shumë se 80 kilometra.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Forcave të Armatosura ukrainase u është ndaluar të përdorin armë perëndimore për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Deri më tani, Ukraina ka qenë në gjendje të godasë objektivat në Rusi vetëm duke përdorur dronë të prodhuar brenda territorit të saj. (Fatosi)