Mijëra viktima nga rrëshqitja masive e dheut në Papua Guinea e Re
2024-05-28 17:07:51

Erozioni ne Papua Guinea (Foto Panorama)

Erozioni ne Papua Guinea (Foto Panorama)

Më shumë se 2000 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinea e Re, shkruajnë agjencitë lokale të lajmeve, citon “Panorama”.

Rëshqitja e dheut rrafshoi fshatin malor në Kaokalam në provincën Enga, rreth 370 milje në veriperëndim të kryeqytetit port, Moresby.

Fillimisht, zyrtarët lokalë njoftuan se numri i të vdekurve ishte 100 ose diçka më shumë, por deri më tani numri i viktimave i ka kaluar 2000.

Sipas Departamentit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Australisë, rreth gjashtë fshatra u prekën nga rrëshqitja e dheut në rajonin Mulitaka të provincës. (Fatosi)